Furgoni ku u fut trupi i pajetë i Prengës, Elton Hajri: Jam besimtar, nuk punoj…

Të tjera detaje zbardhen nga rrëmbimi dhe vrasja misterioze e Jan Prengës. Elton Hajri është kushëriri i vëllezërve Altin dhe Leonard Hajri. Sipas policië dhe prokurorisë së Tiranës, ai është në vënë në pranga pasi furgoni me të cilën është transportuar trupi i pajetë i Jan Prengës nga kompleksi “Golden”, është në pronësi të tij.

Nga verifikimi i letrave ka rezultuar se furgoni tashmë i sekuestruar, rezulton në pronësi të Elton Hajrit. Sipas ”Shqiptarja.com”, ai ka rrëfyer në polici se nuk është marrë asnjëherë me krime, pasi është besimtar i fesë islame. Ai ka treguar se ka punuar tre vite më parë në kushërinjtë e tyre, ku makinën që ai përdorte ishte në pronësi të vëllezërve Hajri por që në fakt me letra në Drejtorinë e Transportit Rrugor, ishte regjistruar në emër të tij.

Eltoni ka pretenduar se kur ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me kushërinjtë e tij, nuk ka kryer asnjë veprim tjetër për t’i ndryshuar pronësinë furgonit, makinë e cila ka vijuar të shfrytëzohet për punët e vëllezërve Hajri në kompleksin “Golden”. Nga ana tjetër, Hajri ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin dhe punët e vëllezërve Hajri në Shijak, pasi ai i është dedikuar plotësisht besimit të fesë islame.

SHKARKO APP