Furgoni me drogë në Qafë-Thanë, priten arrestime

Një furgon u ndalua në afërsi të pikës kufitare të Qafë-Thanës. Mjeti në fjalë dyshohet se transportonte lëndë narkotike por policia nuk ka dhënë ende detaje.

Gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet se pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike ndërsa mësohet se furgoni i ndaluar i përket një biznesi rrobaqepësie.

Sipas BalkanWeb, janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme. Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?