“Furnizonin” me drogë Bulqizën, policia arreston 6 të rinj, mes tyre një i mitur

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA”, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve, ndersa jane arrestuar në flagrancë 6 shtetas. Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara u vunë në pranga shtetasit Renato Allushi, 20 vjeç, Denis Perkoxha, 22 vjeç, Ramiz Perkoxha, 24 vjeç, Ferdinad Maha, 32 vjeç, Avni Dod, 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP