Furnizonin Tiranën me kokainë, kapen në ish-Bllok dy shpërndarësit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarjen e drogave të forta.

Në kudër të operacionit të koduar “Selita”, Seksioni i Forcës së Posaçme “Shigjetat” arrestuan shtetasit L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë.

“Për këta shtetas, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka kontrolluar automjetin “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?