Furrat rrisin çmimin e bukës?

Mësohet se Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të bukës pas ankesave se nëpër furra janë rritur çmimet e bukës masive.

Me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje abuzive në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në tregje, autoriteti lajmëron se grupet e inspektimit kanë nisur nga puna në terren.

Ngritja e çmimeve në mënyrë abuzive, sipas Autoritetit të Konkurrencës, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë.

Në muajin prill Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për furrat e bukës, sipas kategorive: 7.6 lekë/kWh (kilovat-orë) për kategorinë e parë furra buke, për subjekte furra buke e pastiçeri 9.5 lekë/kWh (kilovat-orë) dhe për ato subjekte që ofrojnë dhe shërbim kafe 12 lekë/kWh (kilovat-orë).

SHKARKO APP