Furtuna dëmton rrjetin elektrik, Fushë-Kruja mbetet pa drita

Zona e Fushë Krujës ka mbetur pa energji elektrike. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga OSHEE-ja, kjo zonë ka mbetur pa drita pasi rrjeti 110 kV ka pësuar një defekt për shkak të motit të keq me erë të furishme. “Aktualisht zona Fushë Krujes është pa energji elektrike si pasoje e nje defekti ne rrjetin 110kV. Brigadat e OST jane ne terren duke punuar”,-shkruhet në njoftim. E gjithë Shqipëria është përfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe bora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?