“Furtunë” në Policinë e Shtetit, shkurtime dhe shkrirje sektorësh. Kush preket

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore te policisë në qarqe. Në bazë të platformës së policimit dhe sigurisë në komunitet, këto drejtori do të ndryshojnë sektorët e tyre. Ky ndryshim pritet të sjellë lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit. Ky projekt u pilotua fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës së re, çdo drejtori vendore do të ketë drejtor dhe 2 nëndrejtorë, ku njëri do të mbulojë hetimin e krimeve, ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike. Disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen, ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtuesish.

Do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm, që do të mbulojë çështjet e drogës trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik, që më parë ishin të ndarë. Sektori i Rendit do të ketë Sallën Operative, Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit Rrugor. Do të zgjerohet kompetenca e komisariateve, të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes, e cila më parë u kalonte drejtorive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore, ku do të rritet roli i inspektorit të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshime do të ketë dhe Policinë Rrugure, e cila do të ketë në varësi seksionet e policisë rrugore. Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet, siç ishte më parë. /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?