Fushata elektorale, Gerta Meta rendit “dobësitë” e partive politike

Dje nisi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, thotë se fushata elektorale i përket votuesit, dhe ato duhet të vlerësojnë ofertat e bëra nga partitë politike që janë në garë.

”Fushata zgjedhore është fushatë që i përket totalisht votuesit dhe absolutisht rasteve sporadike, të cilat janë mesazhe aspak pozitave dhe aspak shpresëdhënëse për votuesit në lidhje temat, që presim në ditën e votimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, fushata zgjedhorë duhet të ketë një mundësi e artë për votuesit, ku aty të dëgjohen temë qasje programore, të ketë një konkurrencë midis programeve politike, që t’i japësh kohë votuesit. Absolutisht të tilla rasate sporadike duhen konsideruar si një apel i mirë që mos të ndodhin gjatë fushatës zyrtare’‘.

Ajo apeloi qartësisht tek subjektet garuese, ku kërkoi të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet për kundërshtaret politikë. Sipas saj, tjetër mangësi që haset në Shqipëri është mospranimi i kandidatëve për t’u përballur publikisht me njërin-tjetrin.

”Fushata zgjedhore duhet të mbizotërojë larg gjuhës së urrejtjes. Shpresojmë që këto zgjedhje të rrisin cilësisht komunikimin me zgjedhësit. Është e pakuptueshme, që ti je kandidat dhe ti nuk pranon dhe denjon që të ulesh përballë me kundërshtarin dhe kjo është një mungesë respekti, që kandidatët nuk po rriten ideologjikisht në mënyrë të menjëhershme për të kapur te trendin se ti je në garë, por në të njëjtën kohë duhet të mendosh se për garon”,-tha për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP