Fushata kundër “grerëzës së zezë”, Rama: Nisi sot në zonën e Reçit në Shkodër

Kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale nga zona e Reçit në Shkodër, ku ka nisur puna për dezinfektimin e pemëve të gështenjës kundër insektit të njohur me emrin “grerëza e zezë”.

Në facebook, Edi Rama shkruan se për mbrojtjen e këtyre pemëve kaq të kërkuara nga tregu vendas dhe ndërkombëtar po përdoret tashmë një metodë e certifikuar nga BE.

“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Rama përkrah videos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?