Fushata në Durrës, Igli Cara: Fitorja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë historike

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Durrësit, Igli Cara deklaron se fitorja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë historike.

Entuziazmi i banorëve të lagjeve numër 15 dhe 16, në takimet e zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit, më bën besimplotë, që fitorja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë historike.

Pakënaqësia ndaj qeverisjes aktuale dhe dëshira për t’i thënë me zë të lartë problemet, që ja kanë vështirësuar jetesën qytetarëve, janë shenja të qarta të ndryshimit të madh, që do të nisë më 25 prill.

Në këto kushte, të varfërisë së tejskajshme, braktisjes pas tërmetit shkatërrimtar të fundnëntorit 2019 dhe situatës së krijuar nga koronavirusi një mandat deputeti, nuk mund të sjellë ndryshimin e kërkuar!

25 prilli ka vetëm një drejtim, fitoren e Partisë Demokratike, për të fituar Durrësi, Shqipëria dhe shqiptarët!

Ndaj, të gjithë bashkë të shkojmë drejt ndryshimit të madh!

#ShqipëriaFITON”, shprehet Cara.

Entuziazmi i banorëve të lagjeve numër 15 dhe 16, në takimet e zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit, më bën besimplotë,…

Pubblicato da Igli Cara su Mercoledì 17 marzo 2021

SHKARKO APP