Fushatë informuese, “Policia në Internet”

Në kuadër të nismës së programit për policimin në komunitet, të mbështetur nga Ambasada Suedeze, Instituti i Studimeve Politike zhvilloi një seri trainimesh me nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare mbi rreziqet që vijnë nga bota virtuale dhe krimet e internetit.

Grupmoshat e reja janë pjesa më e prekur nga krimi online për shkak të qëndrimit të tyre pjesën më të madhe të kohës në internet. Prandaj kjo nismë synon parandalimin dhe raportimin pranë drejtorisë së policisë, të këtij lloji kriminaliteti, ku së fundmi është hapur edhe një sektor kundër luftës ndaj krimit kibernetik.

Qëllimi i projektit është ti informojë të rinjtë me rreziqet që vijnë nga bota virtuale si dhe të krijojë ura partneriteti mes rinisë dhe policisë për të parandaluar dhe denoncuar në kohë raset e dhunës online dhe sidomos kërcënimet nga pedofilia online, një fenomen shumë i përhapur jo vetëm nëpër botë ku statistikat tregojnë se në 24 orë të ditës lundrojnë online në të gjithë botën mbi 1 milionë pedofilë, por edhe në vendin tone me disa raste të denoncuara.

Kultura e denoncimit duhet të kultivohet që tek brezi i ri për të pasur një parandalim efikas të krimit dhe sidomos atij online i cili me zhvillimin e teknologjisë transformohet dhe merr forma të ndryshme.

Fushata e ISHSP iu është drejtuar njëkohësisht edhe komunitetit të prindërve, psikologëve të shkollës dhe mësuesve sa i përket kujdesit dhe kontrollit që  duhet të ushtrojnë ndaj të miturve, me qëllim që këta të fundit të mos bien viktimë e sulmeve që vijnë nga internet.

Prandaj rruga më e mirë për ta luftuar krimin kibernetik sipas ekspertëve të ISHSP është prandalimi i tij dhe raportimi në kohë. 

SHKARKO APP