Fushë Kruja mbulohet nga dëbora pas 25 vitesh
Bora që ka rënë mbrëmë natën ka mbuluar me bardhësinë e saj edhe qytetin e Fushë Krujës pas 25 vitesh.
Me një trashësi deri në 5 cm, dëbora ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve, për edhe të erës së fortë dhe ngricave.
Banorët thonë se ka vite të tëra e më shumë se 25 vite që në fushë Krujë nuk ka rënë bore, por sipas tyre ka berqet.
Vështirësi ka sidomos në rrugën Fushë Krujë- Krujë, për shkak edhe të terrenit malor.
Ndërsa ne fshatrat e malësisë se Krujës situata është më e renduar pasi ka rënë më shumë se 25 cm borë.

