Fushë Krujë, digjet makina e parkuar
Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme teksa ka qenë e parkuar.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në Fushë Krujë, ku zjarri ka rënë në mjetin e parkuar para banesës tip “Benz”.
Mjeti u zbulua se ishte në pronësi të shtetasit A.B., banues në Fushë Krujë.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik të makinës.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të plota të zjarrit.

