Fushë-Krujë, grabitet pika e këmbimit valutor
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur paraditen e kësaj të hëne në rrugën e vjetër që lidh Tiranën me Fushë-Krujën.
Nga të dhënat e fundit mësohet se dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë parash.
Për momentin nuk dihet shifra e saktë, por forcat e policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga dëshmitë e para të mbledhura rezulton se grabitësit janë larguar në bordin e një automjeti tip “Benz” pa targa, pa mundur të preknin kasafortën e pikës së këmbimit.
KOHA JONË SONDAZH

