Fushë Krujë, shpërthim me eksploziv në banesat e dy vëllezërve

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e vona të kësaj të diele në dy banesa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së lënë pas, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Në cepin e oborrit që lidh banesat e dy vëllezërve B.M., dhe R.M., është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si të dyshuar për ngjarjen apo që mund të kenë dijeni, 9 persona janë shoqëruar në polici.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes grupi hetimor vijon hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?