Fushë-Krujë, tritol shtyllës së tensionit të lartë

Policia e shtetit informon se rreth orës 11.00, Policia e Komisariatit Krujë , kishte marrë informacion se në fashtin Halilaj, të Fushë/Krujës , është vendosur tritol në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë , grupi hetimor dhe ekspertë xhenierë , ku punohet për çaktivizimin e lëndës plasëse. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, thanë për Koha Jonë burime nga policia.

SHKARKO APP