Fushë-Krujë, nuk ka kosha mbetjesh qytetarët i depozitojnë në lumin Zezë

Qytetarët e një lagje në qytetin e Fushkrujës detyrohen që ti depozitojnë mbetjet në rrjedhën e lumit që prek zonën pasi mungojnë totalisht koshat e mbetjeve.

Kjo ndodh në lagjen “Adem Gjeli” ku mbetjet e hedhura nga qytetarët janë kthyer në një problem shumë të madh për ndotjen e mjedisit.

Pirgjet e plehrave kanë mbuluar sipërfaqe të tëra të lumit Zezë gjë që sjell një rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët thonë se janë ankuar prej shumë kohësh dhe vazhdojnë të ankohen por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tyre. /Report Tv/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?