Futet në det për t’u larë, mbytet turistja në Vlorë

Një grua është gjetur e mbytur këtë të diel në Radhimë të Vlorës. Viktima nuk është identifikuar ende.

Ka qenë një telefonatë rreth orë 11:05, që ka dhënë alarmin në Sallën Operative Vlorë duke njoftuar se, në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një grua.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, ende e paidentifikuar e cila është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat, bëjnë me dije burime nga Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e viktimës si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, njofton Policia e Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?