Futet TVSH-ja 20%, shtrenjtohen shërbimet dentare

Duke nisur nga muaji prill, profesionet e lira si mjek, dentist, farmacist, avokat, inxhiner, për të gjitha shërbimet e ofruara do të shtojnë TVSH në masën 20% të vlerës së faturës që do të paguajnë qytetarët.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 20 prill ka përcaktuar se kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të lira, do të jetë zero, por për çdo shërbim që ata ofrojnë do të aplikohet TVSH-ja në masën 20%.

Efektet e para të këtij vendimi janë ndjerë në shërbimet e klinikave dentare, të cilat kanë nisur të rrisin çmimet. Duke iu ruajtur largimit të pacientëve, dentistët nuk pranojnë të flasin para kameras për rritjen e çmimit të shërbimeve nga aplikimi i TVSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ata konfirmojnë se TVSH-ja do të ndikojë në rritjen e kostos së shërbimeve, për rrjedhojë edhe të faturës që do të paguajnë pacientët. Një shërbim i thjeshtë, siç është pastrimi i gurëzave ka nisur të rritet me 500 lekë, duke shkuar nga 2000 deri në 2500 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, mes dentistëve, veçanërisht ata që punojnë në klinika të vogla, ka edhe nga ata që e shohin të vështirë rritjen e çmimeve, duke pranuar që të ulin fitimin e tyre, për të mos iu larguar pacientët.

Me anë të këtij vendimi, qeveria i ka dhënë fund diskutimeve për pagesën e TVSH-së nga profesionet e lira, që mund të shpëtonin nga TVSH-ja duke deklaruar shifra xhiroje më të ulëta se 2 milionë lekë në vit.

Tani, edhe me një faturë të vetme, punonjësi i profesioneve të lira nuk shpëton dot më nga TVSH.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?