Fyejnë e kundërshtojnë gjyqtaren në Shkodër, babë e bijë përballen me policinë

Një gjyqtare e gjykatës së shkallës së parë Shkodër ka rënë pre e fyerjeve dhe kundërshtimeve të dy shtetasve. Ngjarja ka ndodhur kur në gjykatën e Shkodrës po zhvillohej një seancë gjyqësore. Në këtë mënyrë forcat e policisë kanë arrestuar shtetasin G.A vjeç 65 banues në Shkodër ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë vajza e tij, shtetasja E.Ë vjeç 33 banuese në Austri. Babë e bijë nuk kanë qenë dakord me gjyqataren ndaj kanë reaguar ashpër ndaj saj duke e fyer dhe kundërshtuar brenda në gjyq. Kjo ka bërë që seanca gjyqësore të ndërpritet dhe të njoftohet policia. Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i 65 vjeçarit ndërsa vajza e tij po procedohet në gjendje të lirë, shkruan, Shkodra News.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen: Më datë 28.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A, vjeç 65, banues në Shkodër, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për vajzën e tij, shtetasen E.Ë, vjeç 33, banuese në Austri, pasi  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në një seance gjyqësore,  kanë kundërshtuar dhe fyer gjyqtaren.  Neni 316 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?