Fyen e nxjerr jashtë me dhunë studentin, Berisha i nxjerr videon: Qëndrim banditesk i Ramës e narko-Gardës së tij

Pas incidentit mes studentëve të Mjekësisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonies së diplomimit në Pallatin e Koncerteve, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha dënon veprimin e kryeminsitrit dhe Gardës së Republikës që nxorrën jashtë me dhunë studentin që protestoi kundër largimeve masive nga vendi.

“Skizoidi i fyen studentët, i quan të çmendur dhe urdhëron Gardën ti nxjerrë jashtë nga ceremonia e diplomimit !

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndetjet më të përzemerta studentëve guximtarë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënoj qëndrimin banditesk të Edvin Kristaq Mafisë dhe narkogardës së tij!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një student.

‘Pershendetje dr Studentet e mjekesise sot ne ceremoni te dipllomimit i presin fjalen kryeministrit – Kryeministri i ofendon duke u thene qe jane Te cmendur”, shprehet Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?