G7: Sanksionet kanë ndikim masiv. Rusia do izolohet politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht
”Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë ndikim të madh në ekonominë ruse”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner teksa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po shqyrtojnë masa të tjera ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës Ministrat e G7 po takohet për të këmbyer sugjerime për masat e mëtejme që mund të merren. Qëllimi i sanksioneve është që Rusia të izolohet politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht.