Gabimi i shqiptarit që e çoi sërish në qeli
Osvaldi Marku u arratis më 30 korrik nga burgu i Civitavecchia-s, së bashku me një tjetër të burgosur shqiptar, pasi ishte dënuar për grabitje dhe vjedhje.
Policia e kërkonte prej 2 muajsh dhe më në fund ra në gjurmët e tij, si pasojë e një gabimi të bërë nga shqiptari. I riu ishte fshehur në Romë, tek një grua me të cilën kishte pasur një lidhje në të kaluarën.
Policia kishte kohë që kërkonte në vendet ku ai kishte qëndruar më parë apo tek personat që ai kishte telefonuar gjatë kohës që ishte në burg. Një prej tyre ishte edhe gruaja italiane.
22-vjeçari Osvaldi Marku u arratis së bashku me Lekë Lucën, 31 vjeç, por Luca u kap dy ditë më pas.

