Gabimi trashanik i medias Serbe për Rita Ora

Media Kurir.rs në Beograd e ka marrë keq ndeshjen Shqipëri-Serbi, aq sa ka keqinformuar publikun me një lajm ose më saktë me një sajesë.
LONDËR – Këngëtarja Britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora njoftoi sot në Twitter, se do të jetë në ndeshjen e futbollit midis ekipit Serb dhe Shqipërisë, në Elbasan, duke i thënë futbollistët shqiptarë që do të jetë me ta këtë mbrëmje.

Nuk e dimë pse e ka bërë këtë gabim me apo pa dashje kjo gazetë sepse në profilin zyrtar në Twitter të këngëtares, nuk figuron asnjë lajm të tillë mbi ardhjen e saj në Elbasan. Në lajmin e bërë nga portali Kurir.rs lajmi është shoqëruar me një faqe jo zyrtare të Ritës në Twitter. 

Ja profili zyrtar i Rita Orës në Twitter.

Pergatiti: R.SH/Koha Jonë 

SHKARKO APP