Gafa e Ballukut: Autostrada Milot-Fier do të kushtojë 0.075 €/km ose ndryshe 7.5 €/km

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke mbrojtur autostradën Milot-Fier, ka lëshuar edhe gafa.

Balluku, duke ju referuar kostove, tha se kjo autostradë do të kushtojë 0.075 € për kilometër ose ndryshe 7.5 € për kilometër.

Belinda Balluku: Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 € për kilometër ose ndryshe 7.5 € për kilometër. Asnjë lek më shumë. Autostradat me pagesë janë autostradat evropiane, janë autostradat e shpejtësisë. Veç këtyre evropiane, ne do të bëjmë rrugët dytësore si një detyrim i çdo garuesi që do të garojë, në këtë koston e përgjithshme. Sepse çdo qytetar do të ketë të drejtë të zgjedhe mes rrugës me pagesë ose pa pagesë. Ne jemi ndryshe nga ju. Ju nuk keni probleme me projektet, por ju nuk doni ta shihni këtë vend të ndërtuar.

Ora News - Gafa e Ballukut: Autostrada Milot-Fier do të kushtojë 0.075 €/km ose ndryshe 7.5 €/km

/Ora News

SHKARKO APP