Gafa e politikanit shqiptar: Skëndërbeu e ngriti flamurin në Vlorë

Nëse të gjithë kujtuat se gafa e dyfishtë e kryetarit të PD-së ditën e djeshme ishte ana më komike e Festës së Flamurit në Shqipëri, jeni të gabuar.

Më përpara duhet të dëgjoni se gafën e deputetit të parlamentit shqiptar, Luan Baçit. I ndodhur përpara kameras në ditën e Flamurit, deputeti i PD-së e njëkohësisht kryetari i selisë blu në Fier bëri një gafë të pabesueshme… e ktheu Gjergj Kastrioti Skënderbeun në “vlonjat”.

Deputeti demokrat tha se heroi ynë kombëtar e ngriti flamurin e Kastriotëve më 1443… në Vlorë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ditën e djeshme Lulzim Basha gëri një gafë të dyfishtë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke thënë fillimisht se Gjergj Kastrioti e ngriti flamurin një vit para mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1944… teksa tentoi të “sistemonte” lapsusin e tij, bëri sërish gafë duke ngatërruar 1443 me vitin 1444, kohë kur u formua Besëlidhja e Lezhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?