Gafa e SPAK, familjarët e të akuzuarve të vdekur përgënjeshtrojnë prokurorët

Pas gafës së fletëarresteve për komisionerët e vdekur të dosjes 339, prokurorët e SPAK u shprehën se ata kishin kryer verifikime në gjendjen civile, por komisionerët që kishin ndërruar jetë nuk ishin çregjistruar nga familjarët e tyre. Por në një intervistë për Top Channel, familjarët e komisionerëve në fshatin Shetel në Shijak dhe në fshatin Rubjek në Durrës, thonë të kundërtën.

Nafije Bregu, bashkëshortja e Besim Bregut, emri i të cilit rezultoi në një prej fletëarresteve, thotë se emri i Besimit është çregjistruar menjëherë pas vdekjes dhe për këtë ka dokumenta. Të njëjtën gjë, e konfirmoi për Top Channel edhe djali i Besimit nga Italia, Jaho Bregu.

Në hetim u morën 21 komisionerë, 19 që tashmë kanë masë sigurie dhe dy komisionerë që rezultuan të vdekur, me akuzën se kanë lejuar të votohej për 52 emigrantë që nuk ndodheshin në vendin tonë. Besim Bregu dhe Kasem Lala rezultuan që të kishin vdekur gjatë kohës që SPAK hetonte.

SHKARKO APP