Gahler: Qeveria të bëjë punën e saj për integrimin! Surprizohem që Rama thotë se 5 qershori nuk ka rëndësi
Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme u shpreh se nëse shohim kalendarin vendi ynë është me vonesë me negociatat, pasi duhet të kishin filluar qysh vitin e kaluar.
Gahler: Nëse shohim kalendarin jemi me vonese me negociatat, pasi duhet të kishin filluar qysh vitin e kaluar. Kemi situatë të vështirë dhe mund të humbasim kohë. Unë dua që Shqipëria dhe Maqedonia të jenë pjesë e BE-së, prandaj vendosja që t’i kujtoja qeverisë për punën që duhet të bëjnë për t’u futur në shina për integrimin. Nuk ishte për çështje fajësimi.
Mendoj se ka disa gjëra që duhen marrë parasysh, sidomos për politikën e brendshme. Agjenda për negociata është e njëjtë. Duhet një konsensus për anëtarësim mes partive. Më vjen keq që ka një konfrontim të brendshëm mes partive. Mes kushteve të vëna, për mua një ndër pikat kyçe është reforma elektorale. Nuk mund të bëhet që të fitojë një parti me një variant.
Gahler do të flasë për statusin e tij të disa ditëve më parë, ku shprehu hapur qëndrimet e tij për Shqipërinë, duke argumentuar të gjitha shqetësimet e ngritura në të.
Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme u shpreh se surprizohet që Rama thotë se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka rëndësi, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme edhe për Parlamentin Evropian.
Gahler: Është e rëndësishme që pas 5 qershorit të kemi një ndryshim. Partia në pushtet bëri ndryshim pastaj dhe kjo nuk rezultoi në besim mes partive. Po ashtu, duhet pritur verdikti i Komisionit të Venecias i cili është mbështetur nga Komisioni Evropian. Ky komision nuk ka dhënë një vendim për shtet të tjera për vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së, por unë kam besim te konsensusi.
Ne marrim informacioni nga burime të ndryshme për Shqipërinë, për të mos përmendur internetin që jo gjithmonë ka gjëra të sakta, por ka një shumëllojshmëri informacioni nga disa këndvështrime. Ne kështu krijojmë një lloj opinioni të përgjithshëm. Pavarësisht partisë që është në pushtet, kritikat do të jenë të njëjta. Surprizohem që Rama thotë se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka rëndësi, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme edhe për Parlamentin Evropian.
Ndërkohë kryeministri Rama ditën e sotme me gazetarët u shpreh se njeh vetëm 1 qershorin.
Rama: Këta janë mësuar të flasin kështu sepse furnizohen dhe ushqehen nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Dhe nuk kanë minimumin etik të hapin gojën. Tregon kushtet dhe parakushtet ku ne flasim për shëndetin. Dëngla dhe dokrra të pakonceptueshme dhe janë produkte “made in Albania”, jo “made in Germany”. Për cilin 5 qershor është fjala? Se unë njoh 1 qershorin. Për çfarë jemi ne këtu të hamë barë. Ju jeni bashkëfajtorë që merrni pjesë në këtë karagjozllëk të madh”.