Galdini: Demokracia, në lakun e pakicave plackitese politike

Ne takimin e saj te rradhes prezantues, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike u ndal ne Njesine Bashkiake nr 9 ne Tirane. Kryetari i LDE Arian Galdini beri thirrje per ngritje te vemendjes dhe rezistences qytetare e politike. “Demokracia dhe Liria ne Shqiperi jane ne rrezik- u shpreh Galdini. – Pakicat Plackitese Politike kane mberritur tashme ne nje kohe e rrethane kur po asgjesojne cdo dite e me teper te gjitha instrumentat e perfaqesimit dhe shprehjes se qytetareve. Partite Politike i kane rrethuar me Perimetrin e interesit, perfitimit, bukes se gojes, frikes dhe dhunes. Shoqerine Civile deri dje e kishin blere, koruptuar, politizuar, sot edhe po e policizojne. Te njejten po bejne edhe me Drejtesine. Policizimi i Shoqerise Civile dhe Perimetri qe po u vendoset Protestave civile eshte simptoma e fundit, e degradimit fatal te ketij mekanizmi te madhe te shprehjes dhe veprimit qytetar. Kane lindur Aktiviste Civile qe rrethohen me Perimeter parrullash  te cilet perzene e perjashtojne kedo qe nuk pelqejne apo nuk duan ata. E kjo eshte absurde, e jashtemendshme, e marre. Sepse Protesta civile dhe Perimetri, jane plotesisht ne kundershti me njera-tjetren. Perzenia dhe perjashtimi i te tjereve nga Protesta civile  jane akte tipike policizimi civil  ku pala qe ka ngritur kete policine e denigrimit, ka axhende privatizimi te Protestes. Protesta civile e policizuar dhe e privatizuar, nuk ka kuptim perderisa, Protesta civile behet per te miren publike. Nese ka nje gje qe duhej te mbetej e shenjte ne Shqiperi, duhej te ishte liria dhe hapesira publike e veprimit qytetar brenda protestes civile. Kush ngre polici civile apo perimeter protagonizmi  civil, eshte as me shume e as me pak por nje ekzekutues gjakftohte i lirise. Protestat civile behen per kauza publike. Askush nuk mund ta privatizoje e as policizoje protesten civile, e as dashurine apo ndjeshmerine per kauzen perkatese publike.”

Gjithashtu Kryetari i LDE Arian Galdini deklaroi se : “LDE e konsideron Pakicen Plackitese Politike ne Qeveri si nje rrezik serioz publik. LDE i ben thirrje Opozites dhe te gjithe Partive Politike Shqiptare, por edhe te gjithe intelektualeve, akademikeve dhe qytetareve shqiptare qe te mos e durojne, e as pranojne me vijimesine e kesaj Qeverisjeje Zhaveriste, fashistoide. Nje Qeverisje qe vret Partine e saj, nuk mund te mos vazhdoje te vrase cdo qelize a institucion tjeter demokracibartes ne Shqiperi. Me Kongresin e dt 19 mars 2016, Qeveria Rama kreu aktin final te vrasjes se PS. Unanimiteti rreth Qeverise, ishte kthjelltazi edhe ruli masovik qe shtypi pa meshire ate qe deri para Kongresit e njihnim si Partia Socialiste. Tashme goditja perfundimtare, apo ekzekutimi zyrtar do te behet me Referendum. Qeveria eshte Pakica Plackitese Politike, ndersa Partia Socialiste eshte viktima e saj e pare. Rradhen tani e ka e gjithe shoqeria. Nese do ta lejojme kete Pakice Plackitese Politike qe te asgjesoje edhe Shoqerine Civile nepermjet policizimit dhe perimetrizimit, nese do ta lejojme kete Pakice Plackitese Politike qe te asgjesoje edhe Drejtesine nepermjet policizimit, pra vendosjes se Drejtesise nen hyqmin e Policise se Saimir Tahirit, nese do ta lejojme kete Pakice Plackitese qe te na policizoje edhe mediat online, mediat tradicionale,  ekonomine, buxhetin e shtetit, atehere te jemi te sigurte se keta do te na privatizojne e policizojne edhe Zgjedhjet. Keta jane rrezik publik dhe i takon publikut te clirohet nga ky rrezik.”

SHKARKO APP