Galdini: Edi Rama ka nisur fushaten elektorale. Opozita te bashkohet per riperteritje.

Diten e sotme, Kryetari i LDE Arian Galdini ishte ne qytetin e Durresit ku zhvilloi nje takim me nje grup intelektualesh dhe aktivistesh nismetare te cilet kane vendosur te behen bashke per te ngritur degen e LDE per kete qytet.

Arian Galdini i pershendeti pjesemarresit dhe u tha atyre se: LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, nuk eshte nje Parti ndryshe nga te tjerat. Ne fakt nuk eshte fare si Partite e tjera. Sepse LDE eshte thjesht Partia tjeter. Kjo do te thote se LDE nuk eshte as Partia e Politikaneve, as e ish Ofiqareve apo ish-mjelesve te pushteteve te sotme a te djeshme. Kurresesi. LDE eshte Partia e qytetareve. Ndaj edhe po rritet me ritmin e ndergjegjesimit qytetar, ngadale por shendetshem dhe sigurte. Jemi duke rritur prezencen tone pothuajse ne cdo Qark e Bashki te Shqiperise. Duke qene se jemi Parti e pafinancuar, e pasponsorizuar, e paporositur dhe jashte cdo lloj konjukture pushtetesh a ish pushtetesh, ne e kemi te plote vetedijen e rritjes modeste. Sidoqofte, po rritemi. Ky eshte tregues i rendesishem. Ka qytete ku kemi rritje te konsiderueshme e qe do te na beje te jemi ze i vlere elektoral ne zgjedhjet e ardhshme. Ka qytete ku kemi ende pune per te bere. e megjithate po rritemi. Ne vendin tone, rritjet e mbara e te mira jane te veshtira. Ketu atmosfera azotike e se keqes, korupsionit, krimit ne politike e ne institucione, modeleve negative ne jeten politike e ne media, shpirti i perfitimit meskin e me cdo kusht, nuk lene vend fare per oksigjenin qe ka nevoje e mira. E megjithate, po rritemi. E di qe dukemi si marsiane te ardhur ne Toke. Por jo, nuk eshte e vertete. Ne jemi tokesore, ne Token tone. Azotin e shkaktuan te singjashmit tane, qe po punojne cdo dite per ta bere te pabanueshem kete vend duke e plackitur, vjelur e neperkembur. Ndaj edhe misioni yne eshte madhor. Se pari duhet te ekistojme si force politike, e se dyti duhet te rezistojme. Rritja jone eshte detyra e trete dhe e pashmangshme. Deri tani, ndersa jemi ne prag te 1 vjetorit si Parti, ia kemi dale mbane edhe te ekzistojme, edhe te rezistojme, edhe te rritemi. Tani, sapo kemi hyre ne fazen e katert qe eshte konkurimi. Kemi Program Politik te shpallur, kemi ekip te shkelqyer dhe njerez e shpirtra te lire e qellim-mbare ngado neper Shqiperi qe e duan kete Parti te jete aty ne fletet e votimit si drita dhe kripa e se mires. Kemi zgjedhur ti bashkohemi Koalicionit Opozitar te udhehequr nga Lulzim Basha dhe PD, sepse ne kemi lindur si Parti Opozitare. Jemi e qytetareve, e nuk mund tu bashkoheshim pushtetareve. A mund te kishim bere nje perpjekje per te ekzistuar, rezistuar e per tu rritur dhe konkuruar vetem, jashte Koalicioneve? Sigurisht qe po. Ne kemi mare kete vendim politik, sepse keshtu kemi besuar se e mbrojme me mire ekzistencen, rezistencen, rritjen dhe konkurueshmerine tone. Koha dhe sprovat e metutejshme do te jene deshmitaret e drejtesise apo jo te ketij vendimi. Ne besojme, se kemi mare vendimin e drejte. Kushdo mund te na kritikoje, dyshoje, mosbesoje. Por askush nuk mund te na akuzoje se kemi bere ndonje gje te keqe. Askush nuk mund te na akuzoje per asnje ligesi, keqberje, apo paudhesi. Sepse ne jemi partia e qytetareve te thjeshte dhe te paperlyer. Kjo eshte pak por e sigurte.

Me tej Galdini vijoi: Vini re, Edi Rama ka disa dite qe pas perfundimit te kinsezgjedhjeve ne Diber, qe ka nisur fushaten e tij elektorale. Ai eshte i skenarizuar ne cdo detaj. Ka shterruar nga idete, nuk ka me justifikime, nuk ka me premtime e kreativitet prej prestigjiatori politik. Ka vetem skenarizim dhe llogari ne cdo detaj. E ka ndare mendjen qe te synoje fitoren me pakicen e tij plackitese. E ka ndare mendjen te pakesoje bazen e atyre qe i kerkojne llogari dhe i vene frere politike, qofshin te mire a te ligj keta, dhe e ka hedhur shpirtin e tij ne zjarrin e ferrit te bashkepunimit me gjithe zullumqaret e ketij vendi. Freret personale i pranon ai. Kush e kontrollon personalisht, per te nuk eshte problem. Ai ka problem kontrollin politik. Aty e ka zemren, mendjen dhe pasionin, tek kontrolli politik. Ndaj edhe nuk e do me LSI mbi shpine. Jo se LSI e kontrollon pozitivisht, por sepse LSI e kontrollon politikisht. Me mire ta kontrollojne Prenga e Ndoka personalisht, sesa ta kontrolloje Meta dhe LSI politikisht. Edi Rama po luan edhe me Ilir Meten ndersa ben sikur e propozon per President Republike. Se pari, synon te konfuzoje njerezit dhe bazen e LSI, te cilet me nje Ilir Meta President, marin mesazhin e rrejshem elektoral, se tashme punet brenda Koalicionit jane zgjidhur, LSI pa liderin ne Krye te Partise, nuk ka pse te jete me aq pretenduese ne rritje. Gjithashtu, u thuhet njerezve dhe bazes se LSI se nese Meta behet President, eshte me mire qe ata te votojne Ramen Kryeminister. Ky konfuzion, nuk le pa tundim edhe vete Ilir Meten, i cili as e pranon dhe as e kundershton dot haptazi kete mundesi. Nderkohe, ne si Opozite jemi ende duke lepire plaget e Dibres. Ne si LDE nuk e shohim Dibren si nje shkak as zemerimi, as deshperimi, as konfuzioni brenda nesh. Dibra eshte thirrje per bashkim. Ne si Opozite duhet te bashkohemi, riperterihemi dhe te behemi gati per perballjen e madhe politike ne zgjedhjet e 2017. Ne si LDE besojme se zeri dhe perkatesia opozitare nder qytetaret shqiptare eshte shumice derrmuese ne shoqerine tone. Ne si Opozite, mund te behemi perfaqesuesit dhe zeri e institucioni politik i kesaj shumice popullore. Duhet vetem te besojme se mund tia dalim. Betejen me Shqiperine e kanabisit, ne mund ta fitojme vetem me shumicen derrmuese te qytetareve opozitare shqiptare. Kjo shumice derrmuese e qytetareve opozitare me Qeverisjen Rama, eshte shumica morale e ketij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?