“Galeritë e vdekjes”, një tjetër minator vdes në Bulqizë

Një minator ka humbur jetën sot në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në zonën D të minierës. Viktima është Mehmet Dardha, 52 vjeç. Turpi i tij ndodhet ende në galeri dhe po punohet për nxjerrjen nga masivi i kronimit dhe vagonit që e ka zënë poshtë vetes.

Kjo është ngjarja e radhës që vjen nga Bulzia dhe minierat. Janë të paktën pesë raste gjatë këtij viti kur minatorët kanë humbur jetën ose janë plagosur rëndë në minierat e Bulqizës. Në të gjitha ngjarjet e tilla, lajmet janë shoqëruar me shprehjet; “policia po heton, ose Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave (RISHM) ka nisur procedurat për marrjen e masave”. E pavarësisht ‘marrjes së masave’, sërish aksidentet dhe viktimat nuk kanë munguar. Sot ishte viktima e radhës. Ngjarjet raportohen si aksident. Por a është aksident puna në një sektor që duhet të jetë i monitoruar dhe kontrolluar në mënyrën më precize?

Shumica e vdekjeve ndodhin nga rënia e masive të kromit, ose defektet e ashensorëve të galerive dhe vagonave. Kjo gjë do të thotë se galeritë nuk janë siguruar duke u vendosur armatura dhe nuk janë marrë masa për të shmangur ndaluar punimet në galeritë me rrezik. Aksidentet në këtë profesion sigurisht që ndodhin. Por numri i vdekje brena brenda pak muajve tregojnë se më shumë se aksidente flitet për papërgjegjshmëri dhe abuzim me normat e sigurisë për të marrë disa para më shumë.   

Sektori minerar është ndër më fitim prurësit në vend, por njëkohësisht edhe një nga bizneset që ka sjellë më shumë viktima. Pas sensibizlimit të ditëve të para dhe pas alarmit që jep për disa orë media, autoritet heshtin duke pritur në mënyrë makabre viktimën e radhës.

Galeritë e minierave janë kthyer në burim parash për bizneset, por në galeri vdekje për minatorët. Kushtet në të cilat punohet, masa e sigurisë që pothuaj mungojnë në pjesën më të madhe kanë bërë që numri i viktimave të mos njoh ulje. Ka ardhur koha që institucionet të mos bëjnë vetëm raporte fiktive për standarde, por të ndërhyjnë për normalizimin e situatës. 

SHKARKO APP