Gara e fortë e së enjtes mbrëma, ja kush kryeson! (Tabela)

E enjtja është dita e përballjes së fortë të shumë emisioneve politike, në vend, të cilët së fundmi kanë ndryshuar kanalin televiziv. Por çfarë ka sjellë ky ndryshim, në audiencë? Si e ka pritur publiku?

Dritare.net, sjell sot shifrat e audiencës së të enjtes së fundit të janarit 2018, sipas kompanisë më të besueshme të matjes së audiencës në vend, Abakus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo foto është audienca që nga ora 19:00, deri në orën 24:00, të së enjtes 25 janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo e enjte solli në Top Channel “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi dhe Andi Bushati.

Ishin ata që kryesuan audiencën.

Pas disa vitesh që “Opinion” e mundte Top Channel, këtë të enjte nisi ndryshimi. Nëse kjo ndodhi vetëm këtë herë, për shkak të kuriozitetit, apo do të vazhdojë, do ta shohim në vazhdim. Gjithsesi gara e tyre, është kokë më kokë.

Një ditë më parë Blendi Fevziu, drejtuesi i ‘Opinion’, u shpreh se nuk kishte problem Rakipin, por një telenovelë të Klan Plus.

Në fakt telenovela ka audiencë shumë të vogël. Është Ylli Rakipi, që kishte audiencën e madhe të së enjtes mbrëma.

Ndërsa Vizion Plus me Sokol Ballën, ka shifrat e audiencës së zakonshme të Vizion Plus, shumë larg shifrave të të enjteve, kur Vizioni rrëmbente audiencën e Klan dhe Top Channel me garën e ”Dancing with the Stars”.

Ora News me Artur Zhejin, është afër në shifra me News 24.

Por ajo që vihet re është shifra e atyre qe po shohin diçka tjetër dhe jo politikë, është gjithshtu e madhe.

Burimi: /Dritare.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?