Gara në BKH, skualifikohen 229 kandidatë, 424 të tjerë do i nënshtrohen testit të arsyetimit logjik me shkrim

Byroja Kombëtare e Hetimit ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikantëve fillestare për t’u bërë pjesë e trupës së saj.

229 kandidatë janë skualifikuar teksa vijojn më tej 424 të tjerë. Të kualifikuarit që vijojnë garën për t’u bërë hetuesë në BKH, do i nënshtrohen tashmë testit të arsyetimit ligjik me shkrim.

Ky test zhvillohet më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve për gjithë kandidatët e mbetur në garë.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI NGA BKH

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?