Gara pas mesnate, Bulevardi i Ri kthehet në pistë garash shpejtësie

Në një kohë që policia rrugore vijon kontrollet dhe goditjen e paligjshmërisë nëpërmjet radarëve inteligjentë apo dhe dronëve ndërgjegjësues, në Tiranë ndodh dhe kjo.

Në bulevardin e ri, garat janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët. Bulevardi është kthyer në pistë garash për automjetet dhe ku grupe të rinjsh argëtohen me këtë sport.

Sipas denoncuesve diçka e tillë ndodh çdo mbrëmje ndërsa policia nuk është asnjëherë e pranishme duke irrituar dhe vetë banorët e pallateve në zonë për shkak të zhurmave. Jo në pak raste segmente të ndryshme të Tiranës kthehen në pista shpejtësie.

Dy vite më parë një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e garave në aksin Sauk-Elbasan. Ky segment është bërë dhe objekt i kontrolleve të policisë rrugore, ndërsa vetëm në muajin prill u pezulluan 17 leje drejtimi. Sipas policisë në atë kohë shpejtësia i kalonte 150 kilometra në orë dhe kjo ndodhte përgjatë pikut të lëvizjeve. Por mesa duket jo vetëm ky aks është problematik, pasi bulevardi i ri po kthehet në një pistë të re për gara shpejtësie.

SHKARKO APP