Gara për anëtarin e KLP, Marku mban peng vakancën

Kryeprokuroja e Përkohshme, Arta Marku nuk ka hapur garën për plotësimin e vendit vakant në KLP pas shkarkimit të prokurorit Gent Osmani. Sipas ligjit, njoftimi për pjesëmarrjen në garë duhet të ishte publikuar që më datën 2 gusht por Prokuroria e Përgjithshme e ka justifikuar këtë qëndrim me mungesën e prokurorëve që janë me pushime.

Osmani u shkarkua më 31 korrik të këtij viti nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, duke lënë vakant karriken e tij në Këshill. 24 orë pas këtij shkarkimi, vendimi i zbardhur dhe kërkesa për zëvendësimin e tij i është adresuar prokurores së përgjithshme, e cila duhet të kishte njoftuar hapjen e garës dhe më pas thirrjen e Asamblesë së Prokurorëve. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Paçka se letra e Këshillit të Lartë të Prokurorëve ka mbërritur në zyrën e Markut më datën 2 gusht, në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është bërë asnjë njoftim drejtuar prokurorëve për të shprehur interesin për këtë post vakant.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?