Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK.

Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

Të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të kandiduar për vendin vakant për drejtues të SPAK”, tha Sokol Stojani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?