Gara për “Luigj Gurakuqin”, Suzana Golemi kandidatja e parë për Rektore

Dekania e fakultetit të Shkencave të Natyrës, Suzana Golemi, është kandidatja e parë në garën për rektore e Universitetit të Shkodrës. Thotë se synimi është kthimi i ligjshmërisë e pavarësisë së Universitetit dhe rritja e numrit të studenteve.

Suzana Golemi është kandidatja e parë e regjistruar në garën për rektore të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkoder.

Dekania e fakultetit të Shkencave të Natyres ka vendosur të marrë përsipër këtë sfidë me synimin për ta kthyer siç shprehet ajo në shinat e ligjshmërisë këtë institucion të lartë arsimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikat më të mëdha për 4 vitet e fundit të drejtimit të Universitetit nga Rektori aktual Bekteshi, kandidatja Golemi i ka tek autonomia e brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektiv kryesor në rast të fitores, Golemi shpreh për 4 vitet në vijim rritjen e numrit të studentëve në çdo program studimi.

Për të arritur këtë gjë, një prej pikave është mesatarja, për të cilën do të negociohohet me Ministrinë.

Gara për zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës pritet të vërë përballë Golemit, rektorin aktual Adem Bekteshi që synon një mandat të dytë.

Të dy janë pedagogë të të njëjtit Fakultet dhe përpara kolegëve të tyre dhe studentëve pritet të dalin me platforma të ndryshme, njëri për të vijuar një rrugëtim të nisur 4 vite më parë, e tjetra për të korrigjuar ato që sipas saj nuk u bënë në këto vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?