Gara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë drejt fundit, skualifikohen 5 kompani
Gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka hyrë në fazën përmbyllëse.Tashmë janë në garë dy konsorciume një austriake dhe tjetra Italiane të cilat kanë prezantuar projektet për ndërtimin e këtij tuneli.Ministrja Balluku deklaroi se ndërtimi i kësaj vepre do të nisë brenda këtij viti.Tuneli i Llogarasë parashikon të shkurtojë kohën e udhëtimit nga i orë në 10 minuta ndërsa kalimi pritet të jetë jetë kundrejt pagesës.
Tuneli i Llogarasë do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti.Tashmë gara ndërkombëtare ka hyrë në fazën përmbyllëse ku janë skualifikuar 5 kompani dhe në garë kanë mbetur vetëm 2.Dy konsorciumet në garë kanë prezantuar projektet përkatëse dhe brenda pak ditëve pritet edhe shpallja e fitueses.. Ministrja Belinda Balluku deklaroi se projekti është shumë i rëndësishëm për jugun e vendit.
Tuneli parashikohet të jetë i gjatë 6 km dhe do të ulë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 10 minuta. Kalimi në tunelin e Llogarasë parashikohet të bëhet me pagesë ndërsa vlera totale e projektit parashikohet të jetë rreth 750 mln lekë .
1.Bashkimi i operatorëve ekonomikë
iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh – Kompani Inxhinierike e regjistruar në Austri
ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni
SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k. – kompani lokale
2.Bashkimi i operatorëve ekonomikë
SWS Engineering spa – Kompani inxhinierike e regjistruar në Itali
LLAZO sh.p.k. dhe NET-GROUP shpk – kompani lokale
/abcnews.al