Gara për parakalim, aksidentohen katër makina tek Unaza e Re (Foto)

TIRANE– Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 23: 10 te Unaza e Re në zonën e Astirit. Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, disa pasagjerë që udhëtonin në secilat prej makinave, kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spital por gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Po ashtu, siç raportohet, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë parakalimi në të njëjtën kohë i dy prej makinave të përfshira në aksident.

Po sipas dëshmive, shoferët kanë nisur një garë parakalimi dhe mjetet e tyre kanë marrë dëmtime më të rënda se dy makinat e tjera të përfshira në aksident, të cilat janë gërvishtur lehtë. Ndërkohë, pasi u njoftua për aksidentin policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
35

Swiss Digital Desktop Reklama

1-11

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?