Gara për postet publike në PD, Basha: Sipas modelit britanik

Në fjalën e tij hapëse, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në punimet e Kuvendit Kombëtar. Ai iu drejtua të rinjve që u janë bashkuar në këto ditë të vështira për vendin, kur siç tha “krimi qeveris vendin” dhe “arroganca mbizotëron” duke lënë në hije vlerat dhe parimet demokratike, të cilët i falënderoi në veçanti për përpjekjet e tyre ndër vite për mbrojtjen e demokracisë në vend. Nga ana tjetër, Basha tregoi modelin që po ndjek PD-së për kandidatët që duan të konkurojnë për postet publike në PD.

Pjesë nga fjala e Bashës

Në Partinë Demokratike ne e konsiderojmë politikën një mision publik, në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ndaj ne do të garantojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për poste publike të kenë integritetin dhe aftësinë për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t’i shërbyer interesit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike, të cilën po e zbatojmë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike. Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t’i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?