Garantim 100% i herceptinës për gratë me kancer gjiri
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se për të gjitha gratë që diagnostikohen me kancer gjiri është bërë e mundur sigurimi 100% me herceptinë. ”Nuk ka asnjë mungesë për sa i përket grave që diagnostikohen dhe vlerësohen të trajtohen me herceptinë apo medikamentin transfuzimat që mungon në QSUT, apo që referohet për t’u tërhequr nga farmacitë e rimbursimit”, theksoi Manastirliu.
E pranishme në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja u ndal edhe tek problemi i ngritur nga deputetët e opozitës lidhur me marrjen e përgjigjeve të mamografive. ”Shërbimi me mamografi të lëvizshme dhe në çfarë i referoheni ju në marrjen e përgjigjeve të mamografive është një protokolll i miratuar nga ekspertë jo më shumë se 5 javë për marrjen e përgjigjeve të lexuara”, tha Manastirliu.
Ministrja u shpreh se ”për sa i përket mamografive në Tiranë janë 3, pasi është një edhe në Poliklinikën Qendrore dhe një është edhe në Maternitetin ”Mbretëresha Geraldinë”, që duam ta rinovojmë që të jetë e një teknologjie më të lartë”.