Garë e ngushtë në Vorë, zgjidhet kreu i degës së PS

Partia Socialiste ka vijuar zgjedhjet për krerët e degëve të saj në bashkitë e vendit për të finalizuar kështu votimet brenda asambleve lokale.

Mësohet se Bashkia Vorë ka zgjedhur në krye kandidatin Hekuran Brahimaj. Brahimaj ka marrë 26 vota pro, ndërsa përballë tij ishte Agim Kajmaku i cili mori 23 vota nga anëtarët e Asamblesë së PS në Vorë.

Të deleguar për të ndjekur procesin e votimit kanë qenë deputetët Vasilika Hysi dhe Alfred Peza dhe koordinatori i PS për Vorën, Sadi Vorpsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të procesit ku morën pjesë 49 nga 53 anëtarë të asamblesë, fitues u shpall Hekuran Brahimaj, i cili pritet të drejtojë PS e bashkisë së re Vorë të cilës me ndarjen e re administrative i janë bashkuar edhe Preza, Bërxulli dhe Domja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?