Garo: Sipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë. Basha do të sjellë shpresë në vend

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka thënë se nuk duhet ta lëmë kryeministrin Edi Rama që të vazhdojë mandatin e tretë. Në një deklaratë për shtyp, Garo ka thënë se Shqipëria ka pagën më minimale në Evropë, dhe për këtë sipas saj fajin e ka qeveria në detyrë. Ndër të tjera ajo ka thënë se Basha ka hartuar një plan të detajuar, ku sipas saj çdo familje do të bëjë një jetë normale.

Deklarata e plotë

Shqipëria kërkon ndryshim. Ndryshmi nis duke garantuar të ardhurat tuaja, prandaj duhet rritur paga minimale. Në 8 vite më Ramën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë. Rama nuk do ta sjellë ndryshimin në Shqipëri, ne nuk duhet ta lëmë atë të vazhdojë.

Dështimi po troket në derë për herë të tretë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara. Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe për një mandat të tretë.

Lulzim Basha, i cili hartoi plane konkrete të detajuara me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, do të sigurojë që çdo familje në Shqipëri të mund të jetojë një jetë të denjë. Më 25 prill, të gjithë ne do të votojmë për Bashën dhe Partinë Demokratike, për t’i sjellë shpresë Shqipërisë.

Shqipëria fiton!

SHKARKO APP