Gashi kërkon kthimin si prokurore, merr motrën si avokate

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po zhvillon seancën gjyqësore për ankimin e Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. E pranishme në seancë është dhe vetë ish-prokurorja Gashi, e cila ka kërkuar që të asistohet në mbrojtje nga motra e saj Ema Gashi. Kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Shtylla tha se ONM ka paraqitur një gjetje për ish-prokuroren Rovena Gashi. Ema Gashi bëri me dije se janë njoftuar për një tjetër vëzhgues ndërkombëtar. ”Mund të na shpjegoni arsyet e ndërrimit të tij? Ne kërkojmë që trupi gjykues të shprehet nëse unë jam legjitime si ndihmëse ligjore”.

Trupa gjykuese përbëhet si më poshtë:

Kryesuese: Albana Shtylla

Swiss Digital Desktop Reklama

Relator: Luan Daci

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Më 25 korrik të këtij viti, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë. Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?