Gati 10 mijë raste aktive në vend nga Covid-19 dhe variantet

Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të infektimeve me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa aktualisht janë 9,286 raste aktive.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria këshillon që qytetarët të shmangin grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Në vendin tonë deri më tani janë kryer 2.434,722 vaksinime. Që prej katër janarit në vend është bërë e detyrueshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit për punonjësit në administratë, markete dhe qendra tregtare.

SHKARKO APP