Gati 90% e personave të prekur me Covid-19 mund të mos i infektojnë të tjerët!

Gati 90 përqind e njerëzve të testuar për COVID-19 në Massachusetts, në New York dhe Nevada gjatë muajit korrik kishin shumë pak gjurmë të virusit, dhe kjo sipas ekspertëve mund të ndodhë edhe për shkak se testet e sotme janë “tepër të ndjeshme”.

Specialistët e shëndetësisë mendojnë se testimi PCR – mënyra më e përhapur sot për të diagnostikuar COVID-19-, duhet të pësojë disa rregullime në mënyrë që të përjashtojë njerëzit të cilët kanë sasi të parëndësishme të virusit në trupat e tyre, sepse ka të ngjarë që ata të mos jenë ngjitës. Sot testi PCR, nuk thotë shumë për nivelin e virusit që njeriu ka në trup.

Sot në Shtetet e Bashkuara ka gati 6 milionë raste dhe ka mbi 182,000 vdekje. SHBA-ja regjistroi të dielën një normë pozitive ditore prej 8.62 përqind, sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vendet që kanë kryer testime të gjera për COVID-19, duhet të qëndrojnë në nivelin në 5 përqind ose më të ulët se kaq për të paktën 14 ditë përpara rihapjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?