Gati ”burgu i natës”, drejtoria e burgjeve rikujton gjykatat
Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë shumë të gatshëm për të aplikuar burgun e natës ndaj atyre që kryejnë krime të lehta. Përmes kësaj shkrese Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka njoftuar të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjithshëm dhe kryeprokurorin e SPAK, se është bërë funksional burgu i hapur në Tiranë.
Burgu i hapur gjendet në ish-burgun e grave dhe aktualisht është bosh. Kategoria e të burgosurve që mund të fitojë burgosjen gjatë natës dhe ditën të jetë i lirë janë shtetasit që u ka mbetur më pak se 6 muaj dënim për vepra të lehta dhe me kushtin që komisioni penitenciar ta vlerësojë të parrezikshëm, si edhe kushdo që gjatë gjykimit është dënuar me gjysmë liri.
Rojet e burgut qëndrojnë në detyrë me turne si kolegët e tyre në çdo burg. I dënuari hyn në orën 17:00, qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes. Në pesë vjet, në të gjithë vendin gjysmë liria është aplikuar vetëm për 97 persona, një shifër kjo e argumentuar e përfillshim për shkak të mungesës të një burgu të hapur.