Gati parkimi i tretë nëntokësor në Tiranë

Pas dy parkingjeve të para nëntokësore, atij në Sheshin “Skënderbej”dhe atij te ish-stacioni i trenit, është thuajse gati edhe parkimi i tretë i këtij lloji në Tiranë.

Është duke përfunduar parkimi nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili thekson se veç parkimit nëpërmjet këtij investimi do të fitohet edhe një kënd modern lojërash për fëmijë dhe hapësirë rekreative për më të rriturit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pak ditë punë nga parkimi nëntokësor te “Rruga e Elbasanit” dhe sipër Këndi i Lodrave “7 Xhuxhat”! Ky është parkingu i 3-të nëntokësor dhe këndi i 43-të publik i lodrave! Çfarë nuk thanë, por në fund veprat mbeten, jo fjalët! #TiranaQëDuam”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parkimi publik është projektuar me 2 kate nëntokë dhe ofron 146 vende parkimi në total + 2 vende parkimi për PAK (persona me aftësi të kufizuar), respektivisht 68 vende parkimi + 1 vend parkimi për PAK në nivelin -1 dhe 78 vende parkimi +1 vend parkimi për PAK në nivelin -2. Në katin -1 (parkim) janë pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjieno-sanitare që do t’i shërbejnë parkut rekreativ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?