Gati për miratim vaksina e re antiCovid, me 85% efektivitet! Merret vetëm me një dozë

FILE PHOTO: A vial and syringe are seen in front of a displayed Johnson&Johnson logo in this illustration taken January 11, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Nevojat e mëdha për vaksina në të gjithë botën kanë nxitur kompanitë farmaceutike të shtojnë dozat e prodhimit, ndërsa të tjera të krijojnë vaksinën e tyre. Rasti i kësaj të fundit është kompania “Johnson&Johnson”, e cila kërkon nga Agjencia Europiane e Barnave aprovimin për përdorimin e vaksinës së krijuar prej tyre, e për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Europian në rrjetet sociale. Sipas procedurave të ndjekura edhe nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”, Agjencia Europiane e Barnave duhet të kryejë një vlerësim të pavarur dhe shkencor për të parë efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës “Johnson&Johnson”, për ta autorizuar më pas përdorimin e saj në Europë dhe më gjerë.

“Johnson&Johnson” është e kushtueshme, në raport me konkurrentet e tjera, por ka një benefit me rëndësi nga ana tjetër: merret vetëm me një dozë. Sidoqoftë, vaksina “Johnson&Johnson” ende nuk është miratuar zyrtarisht për përdorim nga asnjë vend, por kompania thotë se rezultatet e një studimi të fazës së fundit tregojnë se ajo është 85% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve si pasojë e virusit, madje edhe kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, vendi ku ajo prodhohet (SHBA) zotohet se do të vaksinojë deri në fund të muajit korrik të gjithë shtetasit e saj. Rreth 40,000 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin do të marrin dozat e para të vaksinës. Autoritetet kanë si objektiv të vaksinojnë 3.7 milionë punonjës të sistemit shëndetësor deri në mars, që do të pasohet me vaksinimin e rreth 36 milionë qytetarë të moshës 65 vjeç e lart. Ndërkohë, rreth 80 mijë doza të një vaksine të re që lufton COVID-19 të prodhuar nga kompania amerikane “Johnson&Johnson” kanë mbërritur në Johanesburg të Afrikës së Jugut mbrëmjen e së martës. Qeveria do të fillojë vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor gjatë kësaj javë si pjesë e një studimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?