”Gati për Shqipërinë”/ Rama me të rinjtë: Të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët

Sot u mbajt sesioni i 7 online mes kryeministrit Edi Rama me aplikantët për nismën “Gati për Shqipërinë”. Duke dëgjuar të rinjtë dhe idetë e tyre, kreu i qeverisë tha se do të vijojnë me fazat e tjera të takimeve, ndërsa u ka premtuar të rinjve se nuk do ti zhgënjejnë nga pikëpamja e respektit. Se çfarë projekti do të konkretizohen tha Rama, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

”Për mua personalisht edhe për të tjerët është si të thuash shprehej besimi derisa keni marrë mundimin ta bëni këtë hap. Shpresoj që nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do iu zhgënjejmë. Si do materializohet mbetet për tu parë. Sesioni i Shtatë. Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën Gati Për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine.al”, tha Rama.

Po ashtu gjatë takimit online theksi u vu dhe të një një kapitull të ri për sportin universitar. “Duam të prezantojmë një projekt sporti. Duam të zhvillojmë kanotazhin shqiptar duke nisur nga universitetet”, thanë dy prej aplikantëve. “Këtë temë kemi pasur diskutim dhe me rektorët e universiteteve. Bora si zv/ministre që mbulon rininë ka edhe këtë detyrë që të hapë një kapitull të ri për sportin universitar. Jam i bindur se nuk do ju ndahet vetë tani”.

SHKARKO APP